Version draft për demo. Teksti përfundimtar duhet rishikuar nga një jurist para lançimit.
1.Kush jemi
Kontrollues i të dhënave është Spendlivo, iniciativë personale e [Emri dhe mbiemri i autorit], Tiranë, Shqipëri. Për çdo pyetje mbi privatësinë: [email protected].
2.Çfarë të dhënash mbledhim
Nuk kërkojmë dhe nuk ruajmë të dhëna të kartave bankare apo kredencialet e bankës.
3.Pse i përdorim dhe baza ligjore
- Për të ofruar shërbimin (llogaritë, statistikat, ndarja e shpenzimeve, kujtesat): përmbushja e kontratës me ty.
- Për sigurinë (verifikimi me dy hapa, parandalimi i mashtrimit, regjistrat e hyrjeve): interesi ynë legjitim për të mbrojtur llogaritë.
- Për njoftimet (fatura, buxhete, aktiviteti në hapësira): sipas preferencave që zgjedh te Profili.
- Për përmirësimin e produktit: vetëm statistika të agreguara dhe anonime.
- Për detyrime ligjore, kur ligji e kërkon.
4.Kush i sheh të dhënat
- Anëtarët e hapësirës shohin vetëm shpenzimet, faturat dhe balancat e asaj hapësire. Nuk shohin financat e tua personale, buxhetet apo hapësirat e tjera.
- Administratorët e Spendlivo shohin vetëm të dhëna llogarie (emri, email-i, statusi) dhe statistika të agreguara. Nuk shohin shumat, transaksionet apo buxhetet e tua. Çdo veprim i tyre regjistrohet.
- Ofruesit e shërbimeve (hostimi i serverëve, dërgimi i email-eve dhe SMS-ve) i përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona dhe me marrëveshje përpunimi.
- Autoritetet, vetëm kur detyrohemi me ligj.
Nuk i shesim kurrë të dhënat dhe nuk i përdorim për reklama.
5.Sa kohë i ruajmë
- Sa kohë që llogaria është aktive.
- Pas fshirjes së llogarisë, të dhënat personale fshihen brenda 30 ditëve. Kopjet rezervë mbishkruhen brenda 90 ditëve.
- Shpenzimet e përbashkëta që ke shtuar mbeten te hapësira që balancat e anëtarëve të tjerë të mos prishen, por emri yt zëvendësohet me „Përdorues i fshirë”.
- Regjistrat e sigurisë ruhen deri në 12 muaj.
6.Si i mbrojmë
- Lidhje e enkriptuar (HTTPS) dhe të dhëna të enkriptuara në ruajtje.
- Fjalëkalime të ruajtura me BCrypt, kurrë si tekst i lexueshëm.
- Verifikim me dy hapa (aplikacion autentikimi ose SMS) dhe kufizim i tentativave të hyrjes.
- Qasje e kufizuar dhe e regjistruar e stafit.
7.Të drejtat e tua
Ke të drejtë të:
- shohësh të dhënat që kemi për ty;
- korrigjosh të dhëna të pasakta (emri ndryshohet te Profili);
- marrësh një kopje të tyre (Profili → Eksporto transaksionet);
- kërkosh fshirjen e llogarisë dhe të të dhënave;
- kundërshtosh ose të kufizosh përpunimin në raste të caktuara.
Shkruaj në [email protected]. Përgjigjemi brenda 30 ditëve. Nëse nuk je i kënaqur, mund të ankohesh te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).
9.Fëmijët
Spendlivo nuk është për persona nën 16 vjeç dhe nuk mbledhim me vetëdije të dhënat e tyre.
10.Ndryshimet e politikës
Kur e ndryshojmë këtë politikë në mënyrë të rëndësishme, të njoftojmë me email ose në aplikacion përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.
Ke pyetje? Na shkruaj në [email protected].
Kthehu në faqen kryesore
